Raportimi në KE, përafrim i legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorëve

Në Bruksel ekipet shqiptare po përvijojnë takimet me zyrtar=t e BE për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.
Të premten, Komisioni Evropian dhe delegacioni shqiptar zhvilluan në Bruksel takimin bilateral për Kapitullin 28: “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit publik”.
Gjatë raportimit në KE, ekspertët e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë shpjeguan se, tashmë është hartuar Strategjia e Mbrojtjes së Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes së Tregut 2023-2030, që do të shërbejë për të identifikuar të gjithë treguesit e mbrojtjes së konsumatorit që mungojnë, ose që duhet të forcohen, në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe detyrimeve që rrjedhin nga nënshkrimi i MSA-së.
Shtyllat kryesore ku do të mbështetet kjo strategji janë: siguria e produkteve ushqimore dhe joushqimore; barnat për përdorim njerëzor; kozmetika; fusha e infrastrukturës së cilësisë; mbikëqyrja e tregut; etj.
Çështje të mbrojtjes së konsumatorëve që nuk kanë lidhje me aspektet e sigurisë si: mbrojtja e konsumatorëve, sa i përket praktikave tregtare; zbatimi i të drejtave të konsumatorëve; zgjidhja alternative dhe online e mosmarrëveshjeve; mjedisi; turizmi; digjitalizimi, etj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




