Çmimi i qumështit dhe i nënprodukteve, blegtorët paralajmërojnë: Do të vazhdojë të rritet

Sociale | 4 vite më parë

Është rritur çmimi i qumështit të bagëtive në Lushnjë e Divjakë. Barinjtë tregojnë se ky çmim është rritur prej një jave në 150 lekë për litër. Janë baxhot e zonës të cilat grumbullojnë qumeshtin e deleve dhe të dhive nga blegtorët.

Nazmi Çoku nga Gërmenjçoku i Divjakes dhe Sulejman Disha nga Tërbufi, kanë tufë të imtash të cilët sot me këtë çmim ndihen të vlerësuar për punën e tyre. Ata thonë se ky çmim justifikon punën e deritanishme.

Çmimi i qumështit të të imtave dhe nënprodukteve të tij është rritur prej një jave dhe blegtorët paralajmërojnë se çmimi do të vazhdojë të rritet. Shkak është bërë rritja e çmimit të bazës ushqimore, por edhe mungesa e bagëtive. Kujtojmë se nje vit më parë është përgjysmuar numri i krerëve të bagëtive në Lushnjë, sepse blegtorët therën bagetitë pasi u gjendën në vështirësi për shkak të mungesës së subvensioneve.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme