Censusi i bagëtive, në qarkun e Korçës 10% krerë më pak nga viti i kaluar

Sociale | 4 vite më parë

Qarku i Korcës ka shënuar rënie prej 10% të numrit të bagëtive të mbarështuara, kryesisht të imtat. Zhvendosja e popullatës, duke braktisur fshatin sipas ekpertëve të shërbimit Veterinar është ndër faktorët që ka ndikuar ndjeshëm në këtë fenomen, që është pasuar gjithashtu me reduktim të prodhimit të bulmetit dhe mishi.

Pas censusit të zhvilluar vitin e kaluar nga Shërbimi Veterinar në këtë qark, i cili është një ndër më përfaqësuesit në Shqipëri sa i takon mbarështimit te gjedhit dhe bagëtive të imta, rezulton se krahasuar me një vit me parë, numri i krerëve ka shënuar një ulje prej gati 10%.

Përgjegjësi i këtij shërbimi, Adriatik Skënderasi thotë se ulja më e madhe është shënuar tek bagëtitë e imta, të cilat mbarështon më tepër në zonat më të thella rurale. Kjo vjen si pasojë e disa faktorëve, ku më kryesoren ai rendit, largimin e të rinjve.

Kjo situatë, ka sjellë rënie të gjithë sektorit të blegtorisë edhe në nënproduktet e tjera të mishit dhe të qumështit. Gjithashtu, ka sjellë edhe rritjen e çmimit të tregtimit të tyre për konsumatorin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme