Analizat për sëmundjet tumorale, laboratori Anatomisë Patologjike, standart universitar në diagnosë

Sociale | 4 vite më parë

Pajisjet, higjena, ndriçimi dhe ajrosja kanë bërë që prerjet anatomiketë jenë me komode dhe pa ndikime në shëndetin e personelit. Këto falë Laboratorit të ri të Anatomisë Patologjike në QSUT.

Profesoreshë, Majlina Ikonomi, thotë se vlera e shtuar këtij laboratori qëndron tek fakti se çdo ekzaminim del i interpretuar nga profesionistët më të mirë duke shënuar kështu standarte të reja. Lajmi i mirë për pacientët është kohëpritja e cila do të reduktohet nga mbi një muaj që është aktualisht në disa ditë për ekzaminime të thjeshta dhe maksimumi në 10 ditë për tumoret.

Volumi i punës është rritur çdo vit paralelisht me rritjen e sëmundjeve kancerogjene ndërsa saktësia e diagnozës është prioritet.

Me këtë laborator është arritur standarti universitar i ekzaminimeve anatomo-patologjike, të cilat si sfidë të rradhës tani kanë shtrirjen në të gjithë vëndin. Kjo do të thotë që në të ardhmen të gjtiha indet që do të hiqen përmes ndërhyrjeve kirurgjikale nga pacientët do të ekzaminohen këtu dhe përgjigjet e analizave do të rrjetëzohen në të gjitha spitalet e vendit të interpretuara.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme