Ngricat/ Kujdesi ndaj kafshëve e bimëve, AKVMB këshilla ndaj blegtorëve e fermerëve gjatë dimrit

Sociale | 4 vite më parë

Teksa dimri ka trokitur me temeperaturat e ulëta, përpos kujdesit që njeriu duhet të tregojë për veten, specialistet e shërbimit veterinar kërkojnë që edhe kujdesi ndaj kafshëve në këtë periudhë të jetë i shtuar. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Fatmir Ozuni, u bën thirrje blektorëve të tregohen vigjilentë, qoftë me ushqimin për kafshët, por dhe ujin, i cili nuk duhet të jetë kurrsesi i ngrirë.

Pas një dimri, i cili nisi me temperatura pranverore fermerët, janë të shqetësuar se ngricat do të ndikojnë tek të mbjellat.

Ekspertët këshillojnë që çdo ndryshim klimaterik është mirë që fermerët ta kenë në vëmendje. Përpos pastrimit të kanaleve kulluese bllokimi i të cilëvë shton rriskun e përmbytjeve të të mbjellave, këshillohet që para nisjes së ngricave, frutet e agrumeve të mblidhen që të mos dëmtohen.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme