Shkodër/ Rruga e fshatit Golem e amortizuar, banorët protestojnë: Rruga e varrezave në projektet e Bashkisë

Banorë të fshatit Golem në Shkodër kanë protestuar pasi rruga ku kalojnë pranë varrezave është e amortizuar dhe kalimi në këtë segment është tepër i vështirë në ditët kur ka reshje shiu. Ato kërkojnë që të rikonstroktohet kjo rrugë ose të hapet segmenti i vjetër që aktualisht është i bllokuar nga ndërtimet.
Ndërkohë banorët shkuan edhe pranë njësisë administrative rrethina ku u takuan me administratorin Erjon Selgjekaj i cili theksoi se bashkia Shkodër ka një plan për rrugën e varrezave ndërsa për segmentin e vjetër do të verifikohet nga ana e bashkisë.
Banorët deklaruan se nësa kjo rrugë do të mbyllet do ta përshkallzojnë protestën pasi kërkojnë që një prej rrugëve të qëndrojë e hapur .
Rreth 300 familje të fshatit Golem dhe Grude kalojnë çdo ditë në këtë rrugë kanë kërkuar disa herë që të ndërhyhet dhe rruga të rikonstruktohet por ende nuk është marrë asnjë masë edhe pse premtimet janë bërë që ti jepet një zgjidhje.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




