Gripi më “rebel” se COVID këtë sezon, mjekët: Mos neglizhoni temperaturën, kujdes me mjekimin

Rreth 30 vizita për çdo mjek familje dhe për çdo mjek pediatër në qendrat shëndetësore dhe rreth 300 vizita në urgjencën e Pediatrisë në QSUT është ngarkesa që po hasin këto ditë mjekët në Tiranë.
Java e parë e janarit shënoi rritje të vizitave ambulatore në të gjithë sistemin shëndëtësor publik për shkak të vërshimit të infeksioneve respiratore dhe gripit.
Ekspertët e Institutit të shëndetit Publik sqarojnë se klinikisht gripi këtë dimër cilësohet “më rebel” se COVID për shkak të temperatures së lartë dhe të zgjatur në disa ditë.
Mjekët apelojnë vaksinimin si ndaj gripit ashtu edhe ndaj covid sepse jemi ende në kohë për të dyja vaksinat.
Intensiteti i infeksioneve respiratore dhe gripit parashikohet të shkojë në rreth 18 mijë raportime në javë në fillim të muajit shkurt, muaj ky që tradicionalisht e fut Shqipërinë në hartën e vendeve me qarkullim të lartë të gripit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




