Berati me investime të rëndësishme, kryetari i bashkisë: Në fokus infrastruktura dhe turizmi

Bashkia e Beratit një nga më të mëdhatë në jug të vendit prej vitesh po pëson transformime dhe investime të rëndësishme publike. Nisur edhe prej shtrirjes në pjesën më të madhe në zonat rurale investimet në infrastrukturë dhe ujësjellsa kanë qenë prioritet gjatë vitit që lamë pas.
Ervin Demo, kryetari i bashkisë së Beratit tregon disa prej këtyre investimeve të rëndësishme si dhe interesin publik që kanë ato.
Si qytet i familjes së UNESKO-s, Berati është një prej qendrave më të rëndësishme të turizmit monumental apo agroturizmit. Një prej sektorëve më të rëndësishëm në Berat është edhe sektori privat i cili i ka dhënë një zhvillim të madh ingranazhit të turizmit. Demo thotë se për vitin 2023 projektet për turizmin do të jenë prioritare.
Lidhja me zonat turistike me qendrën e Beratit ka qenë një prej angazhimeve kryesore të pushtetit lokal pasi këto zona janë tepër të lakmuara prej turistëve.
Berati ka Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, fshatra historikë si Sinja në Shpirag apo me dhjetëra atraksione të tjera turistike që nga viti në vit po bëhen të aksesueshme falë përmirësimit të infrastrukturës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




