Festat e fundvitit, Policia e Shtetit atmosferë të ngrohtë dhe festive me familjarë të dëshmorëve

Sociale | 4 vite më parë

Policia e Shtetit, me rastin e festës së ndërrimit të viteve, ka mirëpritur në ambientet e drejtorive vendore të Policisë, familjarë të Dëshmorëve të Policisë, të rënë në krye dhe gjatë detyrës.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, punonjësit e Policisë kanë shkëmbyer urime me familjarët e ish-kolegëve të tyre, kanë shprehur mirënjohjen dhe kujtimin e paharrueshëm ndaj veprës së Dëshmorëve të Policisë, si dhe kanë shpërndarë dhurata për të pranishmit.

Policia e Shtetit si një familje e madhe, si dhe derë gjithmonë e hapur, për familjarët e Dëshmorëve, efektivët e Policisë së Shtetit kanë krijuar me iniciativën e tyre, një fond, me qëllim dhurimin e një shume simbolike parash, për secilën familje të Dëshmorëve të Policisë, të rënë në krye dhe gjatë detyrës.

Kësaj iniciative solidare i janë bashkuar edhe një sërë biznesesh, të cilat kanë përgatitur pako me produkte festive, për t’ua dhuruar familjarëve të Dëshmorëve.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme