Blerjet për darkën e Vitit të Ri, konsumatorët ankohen për çmime të larta por nuk heqin dorë nga tradita

Pak ditë përpara darkës së ndërrimit të viteve qytetarët kanë nisur të bëjnë blerjet e ushqimeve. Ndonëse ankohen për çmimet e rritura, ata thonë se do të bëjnë darkën sipas traditës, ndonëse të kufizuar në sasi.
Nga ana tjetër tregtarët thonë se ka hezitim për të blerë edhe produkte të lira. Ata ankohen për rënie të forcës blerëse.
Këtë vit çmimi i gjelit të detit, gatimit tradicional të darkës së vitit të ri ka shkuar 1 mijë lekë për kilogram, ndërsa pula e detit kushton 1200 apo 1300 lekë për kilogram.
Darka e vitit të ri do të jetë më e shtrenjtë këtë vit edhe si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve të shportës si rezultat i rritjes së inflacionit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




