“Dyndje“ turistësh në Korçë, vizitorë të Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut

Korça është një nga destinacionet kryesore të shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit. Këto ditë të pushimit të festës së Krishtlindje kanë bërë që shumë njerëz të preferojnë Korçën për të kaluar disa ditë të veçanta.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë zgjedhur të festojnë në qytetin juglindor festën e Krishtlindjes, për atmosferën e bukur që krijohet në qytet, për gatimet tradicionale dhe muzikën live me serenata.
Të gjitha hotelet e bujtinat në qytet janë mbushur plot, aq sa është e vështirë të gjesh ndonjë dhomë bosh deri në javën e parë të janarit. Pjesa më e madhe e atyre që kanë zgjedhur të kalojnë Krishtlindjen në Korçë janë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por nuk kanë munguar vizitorët nga Kosova e Maqedonia e Veriut.
Korça, Voskopoja dhe Dardha bëjnë me dije burimet zyrtare kanë më shumë se 4000 vende akomodimi. 3200 vende akomodimi ka Pogradeci, përfshi këtu edhe fshatrat tursitikë të Tushemishtit dhe Linit, vende këto që janë të gjitha të rezervuara.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




