Festë në sheshin “Skëndërbej” në vigjilje të Krishtlindjeve, Veliaj: Kur shqiptarët bëhen bashkë janë të pamposhtur

Sociale | 4 vite më parë

Në vigjilje të Krishtlindjeve në sheshin “Skëndërbej” është zhvilluar një koncert festiv për qytetarët, të cilët shijuan jo vetëm dritat shumëngjyrëshe, pore dhe tingujt festivë të muzikës së fëmijëve dhe jo vetëm.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri thirrje për më shumë dashuri më njëri-tjetrin dhe se viti 2023 t’i gjejë shqiptarët më të bashkuar.

Teksa renditi të gjitha ngjarjet e mëdha që ndodhën gjatë 2022 në Tiranë, që nga titulli i saj si “Kryeqyteti europian i Rinisë”, samiti i BE, koncertet e Dua Lipës, Rita Orës apo Ermal Metës, Veliaj tha se kur shqiptarët bëhen bashkë janë të pamposhtur dhe mund të arrijnë të bëjnë punë të mëdha.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe jam kaq i lumtur që po e mbyllim me njëri-tjetrin me dashurinë që i kemi dhënë njëri-tjetrit. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm dhe 365 ditët e këtij viti jo të lehtë i kemi mbushur me historitë tona të qytetit. Është shumë bukur që kemi njëri-tjetrin, sepse aseti që kemi në këtë qytet nuk janë pllakat as rrugët, por njerëzit! Ndaj përqafohuni fort, sepse pasuria më e madhe jeni vetë ju dhe 1 milionë zemrat në Tiranë. Kur jemi bashkë hallet përgjysmohen dhe gëzimi dyfishohet, duhet të vazhdojmë të jemi bashkë. Kur jemi bashkë ne shqiptarët bëhemi të pamposhtur që veç e veç nuk do i bënin dot. Shijoni koncertin, të reflektojmë pak dhe të duam dhe punojmë më shumë dhe të urrejmë më pak”, tha Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme