“Be the voice 2022″, finalizohet edicioni i tretë i projektit që ka në fokus fuqizimin e statusit të rinjve

Sociale | 4 vite më parë

Është pikërisht ky fokusi i projektit “Be the voice 2022”, të pikasë të rinj që të bëhen më pas zë për një të ardhme më të mirë të shoqërisë. Ishte periudha e Pandemisë, kur ky projekt mori jetë 3 vite më parë, me qëllimin e mirë për të aktivizuar ajkën e të rinjve, në mënyrë që pas trajnimeve disa mujore nga ekspertë të komunikimit publik dhe debateve konstruktive, ata të kenë një tjetër status nesër në komunitet, duke kontribuar fillimisht tek bashkëmoshatarët e tyre, e më pas tek pjesa tjetër e shoqërisë.

Deri tanimë, kjo ka qenë një nga eksperiencat më të vlefshme të për ta, nga e cila kanë fituar shumë. Ndaj, ata ia sugjerojnë çdo bashkëmoshatari të tyre.

16 të rinj prezantuan temat e tyre nëpërmjet të folurit publik dhe debateve konstruktive, të cilat si referencë kishin ndjeshmërinë dhe problematikat sociale të ditëve të sotme, si: shëndeti mendor, emigrimi i të rinjve, etj. Juria e cila përbëhej nga 3 anëtarë, ekspertë të komunikimit publik, Edlira Gjoni, Erion Kristo dhe Brixhilda Gurakuqi do të vlerësonin 3 çmime të para, dhe çmimit e liderit më të mirë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme