Linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, BERZH gati të financojë në vlerën 243 mln euro

Në Shkodër është zhvilluar dëgjesa e parë publike lidhur me ndërtimin e hekurudhës së re në linjën Vorë-Hani Hotit. Ekspertë të hekurudhës shqiptare dhe kompanisë që po bën studimin, prezantuan projektin me vlerë prej 243 milion euro, një financim i Bankës Europian për Rindërtim, BERZH.
Eksperti mjedisor i kompanisë, Leonard Proko dhe eksperti social, Klodian Cipo bënë të ditur se hekurudha do ketë një zgjerim, muret rrethuese dhe se kalimet e paligjshme aktuale do të eliminohen për të ndërtuar kalimet e ligjshme me sinjalistikë. Nga Vora në Shkodër do të jenë vetëm 74 kalime ndërkohë që ky numër aktualisht është shumë më i madh.
Pas prezantimit të projektit, banorët që jetojnë në afërsi të hekurudhës debatuan me inxhinierin Leonard Jani, duke patur dyshime se shtëpitë e tyre të ndërtuara 30 vitet e fundit do të prishën. Sipas inxhinierit në projekt nuk ka prishje ndërtimesh.
Aktualisht projekti i linjës hekurudhore Vorë-Hani Hotit është në fazën e studimit, ndërsa pas dëgjesave publike në bashkitë që prek ky projekt pritet që të nisë puna. Përveç ndërtimit të 12 stacioneve të reja hekurudhore, linjës dhe elementëve të sigurisë, shpejtësia e trenit pritet që të jetë 120 kilometër në orë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




