Kalivaçi, fshat i pasur me njerëz të varfër

Banorët e fshatit Kalivaç në Bashkinë e Memaliajt janë të njohur në zonë për kultivimin e ullinjve. Këtë vit ata duken se janë të kënaqur me rendimentin dhe prodhimin e ullirit. Thuajse të gjitha familjet kanë mbledhur ullinj për shitje, por edhe për prodhimin e vajit. Por banorët thonë me keqardhje se problem mbetet tregu i shitjes dhe çmimi i produktit.
Zona ka vite që është braktisur nga të rinjtë dhe në kushte të tilla janë të moshuarit ata që kujdesen ende të punojnë tokat, madje duke bërë punë të dyfishta për mbijetesë.
Në Kalivaç banorët kërkojnë ndërhyrje nga shteti për regullatorin e një tregu konkret, ç’ka sipas tyre do të ndihmonte ekonomitë familjare që jetojnë me sektorin e bujqësisë.
Kalivaçi është një ndër fshatrat me numrin më të lartë të familjeve në Bashkinë e Memaliajt rreth 120 të tilla. Pjesa më e madhe e tyre përbëhet nga banorë të moshuar. Zona është tepër e favorshme për frutikulturë dhe ka burime të pafundme natyrore sepse ndodhet buzë lumit Vjosë, por varfëria dhe kushtet që pengojnë biznesin e kanë lënë në një zonë pa perspektivë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




