“Urdhëri i psikologut”: “Të hapen qendra ditore terapeutike”

Çregullimet e shëndetit mendor në popullatën shqiptare janë të pamatshme dhe situata është rënduar edhe më shumë pas tërmetit dhe pandemisë. “Urdhëri i piskologut” konstaton se mbajtja nën monitorim e individëve që vuajnë nga këto çregullime është bërë mision i pamundur, ndërsa rekomandon hapjen e sa më shumë qendrave ditore terapuetike.
Rekomandimi erdhi pasi të martën një person që dyshohet se është i sëmurë mendor goditi me grusht kreun e opozitës Sali Berisha ndësa ai po shkonte të merrte pjesë në një protestë antiqeveritare të organizuar prej tij.
“Urdhri i psikologut” thotë se kjo mund të përsëritet çdo ditë dhe çdokush nga ne është i rrezikuar për sa kohë nuk dimë se sa dhe ku qëndrojnë këto problematika.
Për individët me çregullime të shëndetit mendor mbetet problem mbajtja nën monitorim të vazhdueshëm që nga mjeku i parësorit deri tek hallka fundore është familjari që kujdeset për terapinë e detyruar.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




