60 vite nga Teatri “Petro Marko” në Vlorë, Bashkia rikonstrukton godinën me mbështetjen e bizneseve

Teatri “Petro Marko”në Vlorë ka festuar 60 vjetorin e krijimit në një godinë të rikonstruktuar me fondet e Bashkisë së këtij qyteti dhe disa sipërmarrësve vlonjat. Në sallën që mori një pamje të rinovuar u organizua një mbrëmje gala për këtë teatër profesionit të dramës me pjesëmarrjen shumë personaliteteve te kulturës në qytet, aktor ndër vite, artdashës të shumtë, regjisor skenograf e muzikant.
Regjisori, Leka Bungo, vlerësoi me emocione kontributet dhe vlerat ndër vite të këtij teatri. Koment pët teatrin e ri e bëri dhe aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, në fjalën e tij falenderoi bizneset që bënë të mundur rikosntruksionin e godinës së teatrit të Vlorës
Në fund kryebashkiaku, Drital Leli, vlerësoi disa nga aktorët dhe punonjësit e teatrit me titullin, “Mirenjohja e Qytetit të Vlorës“. Mbi fasadën e Teatrit ishte shpalosur një flamur gjigant në vigjilje të 110- Vjetorit të Pavarësisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




