Edukimi mediatik në kontradiktë me realitetin, ekspertët e komunikimit: Duhet ristrukturim në të gjitha disiplinat

Edukimi mediatik i të rinjve është në kontradiktë të thellë me realitetin e sotëm pasi shkollat ofrojnë ende mësimdhënie klasike ndërkohe që të rinjtë po përqafojnë çdo ditë e më shumë tekstet dixhitale dhe mediat sociale. Sipas ekspertëve të komunikimit ka ardhur koha që edukimi mediatik të futet në të gjitha disiplinat ndërsa media tradicionale t’i përgjigjet kërkesave në rritje të audiencave.
Edukimi mediatik i brezave të rinj është pa fokus dhe ende i pastrukturuar në të gjitha disiplinat duke e lënë atë nën frymën e një modeli klasik të mësimdhëniës dhe në kontradiktë të thellë më realitetin.
I të njëjtit mendim është edhe Petagogu, Artan Fuga, i cili mendon se dëshira e të rinjve për tekstin dixhital dhe median sociale nuk duhet parë më frikë por duhet monitoruar në drejtimin e duhur përmes edukimit mediatik.
Përgjegjësi i departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mark Marku, thekson se edhe mediat tradicionale, pavarësisht se konsiderohen institucione të specializuara të informimit, janë përkohësisht në krizë sepse nuk reflekton kërkesat e audiencës.
Edukimi mediatik mbetet sfidë për brezat e rinj në mënyrë që formatet e reja të komunikimit të informacionit të moskeqpërdoren dhe të jenë të efektive.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




