Rritja e çmimeve/ Qytetarët e Beratit në vështirësi ekonomike

Rritja e njëpasnjëshme e çmimeve të produkteve ushqimore e blegtorale por sidomos rritja e ushqimeve të shportës, ka bërë që familjet beratase të jenë në vështirësi të mëdha. Beratasit po përballen çdo ditë në dyqanet ushqimore e marketet e qytetit me rritjen e njëpasnjëshme të gjitha produkteve ushqimore, ku vetëm gjatë javëve të fundit kanë pësuar një rritje me 4-5 mijë lekë (të vjetra) për kg djathi dhe gjalpi.
Duke qenë se çdo ditë e më tepër çdo gjë po rritet, banorët pohojnë se shumë produkte si mishi, frutat etj i kanë thuajse të pamundura për t’i blerë, ndërkohë që as që mund të bëhet fjalë të blejnë dot rroba e veshmbathje apo të dalin familjarisht për të pirë qoftë edhe një kafe në lokalet e qytetit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




