UBT miraton nivelin e pagave të personelit akademik

Senati akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës ka bërë miratimin paraprak të nivelit të pagave të personelit akademik, bëhet e ditur ne një njoftim të tij të mërkurën. Në njoftim nuk jepen shifra rreth nivelit të pagave të ndryshuara.
Prej disa kohësh pedagogë dhe punonjës të universitete publike janë hedhur në protesta duke këmbëngulur në rritjen e pagave, me të paktën 30 për qind.
Qeveria nga ana e saj vendosi rritje të pagave me 15 përqind. 7 për qind mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8 përqind nga vetë universitetet.
Megjithatë një pjesë e pedagogëve dhe punonjësve kanë thënë se do të vazhdojnë grevën.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




