COVID/ Asnjë viktimë në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 15 raste të reja infeksioni

Situata me pandeminë e COVID në vend vijon të mbetet e qëndrueshme, teksa në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 15 raste të reja infeksioni, ndërsa për të disatën ditë radhazi, fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja të infeksionit janë regjistruar në këto bashki: 7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.
Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, teksa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 22 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 485
Testime totale 1,993,378
Raste pozitive 331,608
Raste të shëruara 327,773
Raste Aktive 243
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 169
Fier 20
Vlorë 13
Berat 12
Gjirokastër 7
Shkodër 7
Elbasan 5
Durrës 5
Dibër 3
Lezhë 2
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




