Cocid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Gjatë 24 orëve të fundit asnjë humbje jete, vetëm 28 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, janë regjistruar 28 raste të reja me Cocid-19, nga 680 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
MSHMS i bën serish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anti- Covid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
“Nga testimet kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Klos, Patos, Vlorë, Tepelenë, Berat, nga 1 qytetarë në Durrës, Fier, Sarandë. Janë 231 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Janë shëruar 48 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,704 që nga fillimi i epidemisë.”- njofton MSHMS.
Statistika (18 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 28
Të shëruar në 24 orë 48
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 680
Testime totale 1,991,016
Raste pozitive 331,527
Raste të shëruara 327,704
Raste Aktive 231
Humbje jete 3,592
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 174
Fier 16
Vlorë 9
Shkodër 7
Berat 6
Gjirokastër 6
Elbasan 5
Durrës 3
Dibër 3
Korçë 2
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




