Turizmi në Sarandë/ Kryebashkiaku Gurma: Sezon i suksesshëm

Dy vite pa pandemsisë së COVID-19, sezoni turistik i këtij viti i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve vendorë në Sarandë.
Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma thotë se dukshëm në këtë trend rritës kanë ndikuar investimet në shëtitoren e qytetit bregdetar, ai për Bypass-in Lëkurës-Kanali i Çukës apo ndërtimi i rrugës së re Kardhiq-Sarandë.
Për të plotësuar paketën turistike dhe zgjatjen e sezonit edhe gjatë stinës së vjeshtës edhe dimrit janë ndërmarrë edhe iniciativa për nënshkrimin e një memorandiumi bashkëpunimi me bashkitë fqinjë, si Fini, Himarë, Delvinë dhe Konispol pritet që Saranda të ketë vizitorë gjatë stinës.
Në funksion të përmirësimit të shërbimit, Drejtoria e Turizmit në Bashkinë e Sarandës ka realizuar një pyetësor në terren në lidhje me trendin e turistëve, kombësinë, grupmoshën, ditët e qëndrimit në qytet apo mënyrën e akomodimit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




