COVID-19/ Asnjë humbje jete dhe 43 qytetarë të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë infektuar me COVID-19 43 qytetarë, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete. Nga 335 testime të kryera rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.
Në të gjithë vendin janë 939 qytetarë aktivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë.
Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 43
Të shëruar në 24 orë 147
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 335
Testime totale 1,974,704
Raste pozitive 330,437
Raste të shëruara 325,911
Raste Aktive 939
Humbje jete 3,587
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 420
Shkodër 108
Elbasan 88
Fier 80
Vlorë 61
Durrës 43
Korçë 38
Berat 34
Gjirokastër 26
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




