Regjistrimet në universitetin ”Aleksandër Moisiu” në Durrës, studentët të interesuar për mësuesinë

Afro 1300 studentë janë regjistruar në raundin e parë në fakultetet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Burime pranë këtij universiteti bëjnë të ditur se degët më të kërkuara janë, Shkenca Teknike Mjekësore, Financë-Kontabilitet, Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni.
Në krahasim me universitetet e tjera ku ka shwnuar ulje numri i studentëve që kërkojnë degët e mësuesisë, në Durrës ka ndodhur e kundërta.
Në Fakultetin e Edukimit ka rritje të studentëve të vitit të parë që kanë aplikuar në degë të ndryshme të mësuesisë. Në total për raundin e parë, janë shënuar rritje me afro 9 për qind në aplikime dhe po kaq edhe në regjistrime.
Prej disa vitesh universiteti “Aleksandër Moisiu” ka nënshkruar marrëveshje me dy universitete të njohur në Evropë, “La Sapienca” të Romës dhe universitetin e “Nicës” në Francë për dhënien e diplomave të dyfishta për studentët e tij si dhe në kuadër të programit Erasmus u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2022 – 2023, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Bielefeld, Gjermani si dhe në Universitetin Westminster në Londër.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




