Tuberkulozi vijon të infektojë në Shqipëri, OBSH rekomandim: Të mjekohet nga mjekët e familjes

Perceptohet shpesh në popullatë si sëmundje e së shkuarës, por tuberkulozi është ende prezent në vendin tonë. Sipas mjekëve në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, këtë vit janë diagnostikuar 200 raste ndërsa gjatë pandemisë rastet vjetore rranë më gat 40%.
Mjekja pneomologe, Irma Tashi, në këtë spital thotë se këto shifra duhen marrë me rezervë. Por pandemia u tregoi mjekëve se kjo sëmundje mund të trajtohet fare mirë edhe pranë mjekut të familjes, duke e shoqëruar trajtimin me infermierë në shtëpi.
Edhe ekspertët e OBSH mendojnë se koha imponon riformatimin e trajtimit të kësaj sëmundje. Në një interviste ekskluzive për RTSH, Dr. Andrei Dadu, pjesë e ekspertizës, thotë se edhe pse Shqipëria e ka menxhuar mirë këtë sëmundje duke minimizuar rastet, pacientët kanë nevojë për një model të ri kujdesi
“Rekomandimet fokusohen në dy elemente. E para është të vendosim mjekimin dhe trajtimin në një nivel më poshtë, duke e kaluar nga ai spitalor në ambulator. Kështu mjeku i familjes do të jetë në qendër për të ofruar kujdesin që pacientët kanë nevojë. Dhe e dyta ka të bëjë me nxitjen financiare të mjekëve të familjes të cilët duhet të mbështeten më bonus shtesë për diagnozën dhe po kështu shtesë edhe për trajtimin në vijimësi. Këto rekomandime u diskutuan edhe në një workshop me bazë të gjerë dhe do t’i ofrohen zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë”, u shpreh Dadu.
Protokollet për ndjekjen e të sëmurëve me tuberkuloz të hartuara nga OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë do t’i shpërndahen mjekëve të familjes dhe specialistëve. Pneumologia Irma Tashi siguron se diagnoza sërish do të vendoset në spital
Kombet e Bashkuara dhe OBSH kanë vendosur një afat limit. Në vitin 2030 nuk duhet të kemi më raste me tuberkuloz. Se sa I arritshëm do të jetë ky objektiv nga Shqipëria, kjo mbetet për tu parë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




