Viti i ri shkollor/ Librat e gjimnazeve të shtrenjta, mbi 10 mijë lekë vetëm për vitin e parë

Për nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e gjimnazit, tekstet kushtojnë më tepër. E gjithë paketa e librave, ku disa prej tyre përdoren edhe në vitin e dytë, siç janë matematika, fizika, biologjia dhe kimia, arrijnë vlerën e mbi 10 mijë lekëve.
Të shtrenjta janë edhe librat e maturës të cilat shkojnë mbi 6 mijë lekë ndërsa në varësi të lëndëve me zgjedhje mund të shkojnë edhe deri në 8 apo 10 mijë lekë, ndërsa tekstet e viteve të dyta kushtojnë deri në 6 mijë lekë.
Në krahasim me vitin që lamë pas, çmimi i teksteve është rritur rreth 500 deri në 1 mijë lekë më tepër për paketë.Për arsimin e mesëm, tekstet falas janë vetëm për disa kategori në nevojë.
Ndërsa sa i takon arsimit të detyrueshëm, librat ofrohen të gjitha falas dhe sipas distributorëve të librit në qytetin e Korçës, bëhet me dije se aktualisht mungojnë vetëm 4 tituj të gjuhës së huaj frënge, ndërsa pjesa tjetër është siguruar dhe shpërndarë para nisjes së vitit të ri shkollor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




