COVID/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit 171 të infektuar, 201 të shëruar, asnjë viktimë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në 24 orët e fundit, në vendin tonë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19. Nga 840 testime, 171 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 63 në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.
Në të gjithë vendin janë 1.698 qytetarë aktivë me COVID-19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 201 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324.259 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (8 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 171
Të shëruar në 24 orë 201
Të shtruar në spitale 17
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 840
Testime totale 1,968,459
Raste pozitive 329,541
Raste të shëruara 324,259
Raste Aktive 1,698
Humbje jete 3,584
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 747
Shkodër 171
Fier 147
Elbasan 142
Durrës 120
Vlorë 103
Korçë 86
Gjirokastër 61
Berat 51
Dibër 41
Lezhë 28
Kukës 1
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




