Shenjtërimi i Nënë Terezës/ Kushi, Gjiknuri dhe Llatja shërbejnë për të moshuarit në Elbasan

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledjan Llatja dhe deputetë të Partisë Socialiste në përvjetorin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës, kanë shërbyer një drekë për të moshuarit e Qendrës Sociale Balashe në Elbasan, për të dhënë shembullin e mirë dhe për të nderuar figurën e Nënë Terezës.
Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi citon një nga mesazhet e Nënë Terezës ku thuhet që të dominojë dashuria për njëri-tjetrin, kujdesi dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë.
“Në të gjitha mesazhet e Nënë Terezës dominon dashuria për njëri-tjetrin, kujdesi dhe solidariteti me ata që kanë më shumë nevojë. Prandaj sot, së bashku me Damianin, Gledin dhe deputetët e Bashkisë Elbasan zgjodhëm të vizitojmë dhe shërbejmë drekën në Qendrën Sociale Balashe në Elbasan,” shkruan Kushi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




