Durrësi vijon të mirëpresë turistë, shtatori muaj i preferuar për të pushuar

Sociale | 4 vite më parë

Fundi i sezonit veror duket se është ende larg. Të favorizuar edhe nga temperaturat e larta, të shumtë janë pushuesit që kanë frekuentuar bregdetin e Durrësit këtë të diel shtatori.

80 % e hotelerive në Durrës sipas operatorëve turistik janë të prenotuara nga pushues vendas por edhe turistë të huaj deri në fillim të tetorit.

Në këtë periudhë të vitit pushuesit thonë  se gjejnë më shumë pastërti, qetësi dhe oferta më të lira. Nuk janë vetëm frekuentues ditor. Shumë prej tyre po kalojnë edhe pushime të gjata.

Përgjatë këtij sezoni Durrësi u përball me një fluks të lartë turistësh, duke tejkaluar edhe atë të vitit 2019.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme