Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit asnjë viktimë, vetëm 216 persona të infektuar

Sociale | 4 vite më parë

Ministria e Shëndetësisë publikoi të dhënat më të fundit, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas M.SH-së, gjatë 24 orëve të fundit, nga 806 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv 216 persona të infektuar, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të bëjnë vaksinën, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga infektimi.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

“Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.  Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë, nga 19 që ishin një ditë më parë.

Statistika (28 Gusht 2022) 

Raste të reja ditore            216
Të shëruar në 24 orë          251
Të shtruar në spitale             17
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                    806

Testime totale               1,959,160
Raste pozitive                  327,369
Raste të shëruara              320,251                           
Raste Aktive                        3,537
Humbje jete                         3,581

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë                  1,604
Fier                        377
Elbasan                  266
Durrës                    256
Shkodër                 255
Korçë                     204
Vlorë                     198
Gjirokastër             127
Berat                      103
Lezhë                       80
Dibër                        54
Kukës                        13

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme