Publikohet Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri do të jetë në duart e nxënësve të të gjitha shkollave fillore në këtë sezon të ri shkollor. Me një marrëveshje të arritur mes dy qeveria asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, tashmë të gjithë fëmijët në klasat e para do të ketë një Abetare të unifikuar.
Foto nga Abetarja janë publikuar nga RTK në Kosovë, e cila nga burime të saj njofton se ajo është shtypur dhe pritet të shpërndahet në shkolla nga 1 shtatori.

Abetarja e përbashkët Kosovë-Shqipëri
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se Abetarja tanimë ka përfunduar dhe pritet edhe shpërndarja e saj nëpër shkolla.
“Ne kemi pasur kujdes, sepse kalendari i fillimit të vitit shkollor nuk është i njëjtë në Kosovë dhe Shqipëri dhe kemi kërkuar që puna të përfundojë me herët, në mënyrë që Abetarja të jetë e gatshme për 1 shtator, kur edhe zyrtarisht fillon mësimi në Kosovë”, tha Pupovci.
Shqipëria dhe Kosova vendosën në mbledhjen e përbashkët të dy qeveri më 28 nëntor 2021 që vendet të kenë një Abetare të unifikuar me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




