Rihapen me 15 gusht regjistrimet në shkolla, ofrohet asistencë nga mësuesit për versionin online

Faza e parë e regjistrimeve në shkolla është mbyllur në muajin korrik dhe kërkesat për institucionet shkollore më të mira e me traditë në kryeqytet patën një fluks të lartë.
Kjo ka qenë arsyeja që shumë prej prindërve kanë hezituar të kryejnë regjistrimin në shkollën që u takon, me shpresë që në fazën e dytë të regjistrimeve të kenë mundësi të përzgjedhin institucion edukues.
Ndryshe nga vitet e tjera ku regjistrimet në fazë të parë kryheshin në masën 90 %, këtë vit për klasë të parë rezultojnë 70% e fëmijëve të regjistruar dhe për klasa të 10-të, 60% e tyre
Kjo ndodh se është viti i dytë për kryeqytetin që regjistrimet kryen online dhe rregullorja thotë se për të kryer këtë procedure duhet me patjetër të zbatohet kriteri i vendbanimit, por nuk do të mungojnë edhe përjashtimet për raste të veçantë.
Faza e dytë e regjistrimeve do të hapet javën e ardhshme me 15 gusht dhe të gjitha aplikimet do të zhvillohen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Parashikohet që çdo procedurë të mbyllet me 25 gusht për të qenë çdo gjë gati me 12 shtator ku dhe do të nis viti i ri shkollor.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




