Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Radhimë: Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas

Sociale | 4 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore verore në Radhimë, ka deklaruar se stafi i ri mjekësor dhe infermieror po bëjnë një punë shembullore në përgjigje të emergjencave shëndetësore. Ministrja bëri me dije se mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas në 29 qendra shëndetësore në zonat turistike bregdetare dhe malore.

“Në qendrën shëndetësore verore Radhimë, ku stafi i ri mjekësor e infermieror po bëjnë një punë shembullore në përgjigje të emergjencave shëndetësore. Mbi 26 mijë pushues kanë marrë shërbim falas, në kohë dhe me cilësi në 29 qendrat shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike bregdetare dhe malore”, tha Manastirliu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme