Shkarkimi i ndotësve në ajër, ministria e Mjedisit ashpërson gjobat ndaj kompanive që shkelin ligjin

Sociale | 4 vite më parë

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një projektligj që parashikon rritjen e gjobave për të gjitha kompanitë që nuk respektojnë kushtet e shkarkimit të ndotësve në ajër.

Më konkretisht, projektligji propozon rritjen e gjobave për mosrespektimin e kushteve për lejet e dhëna mjedisore, si dhe për subjektet e prodhimit, importit dhe tregtimit të lëndëve djegëse.

Gjobat për lejet mjedisore të kategorisë A propozohen në nivelin e 1,3 mln deri 2,6 mln lekëve, nga 1 deri 2 mln lekë që janë në ligjin aktual.  Për lejet mjedisore të kategorisë B masa e gjobës varionte nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë, ndërsa sipas projektligjit propozohet rritja në 390 mijë lekë dhe 550 mijë lekë. 

Ndërsa për lejet e mjedisit të tipit C, masa e gjobës e parashikuar në ligj në vlerën 300 mijë deri në 500 mijë lekëve nuk ndryshon. Për operatorët prodhues, importues dhe të tregtimit të lëndëve djegëse që shkelin ligjin masa e  gjobës propozohet të jetë nga 1,3 deri 2,6 mln lekë nga 1 deri 2 mln lekë që është aktualisht.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme