COVID-19, dy viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 1195 qytetarë

Sociale | 4 vite më parë

Dy humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në vendin tonë, një qytetare nga Berati, 71 vjeçe dhe një qytetar nga Tirana, 96 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1158 qytetarë me COVID-19.

Sipas MSH, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar 1195 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

“Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.”- thuhet në njoftimin e MSH.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme