Covid-19 shkurton jetëgjatësinë e shqiptarëve

Që prej nisjes së saj në fillim të vitit 2020, pandemia Covid-19 ka cënuar rëndë shëndetin e popullatës.
Humbjet e jetëve, mbi 3500 persona, përmbysën progresin që Shqipëria kishte bërë në drejtim të rritjes së jetëgjatësisë.
Sipas INSTAT jetëgjatësia në vitin 2021 arriti në 76.5 vite nga 79 vite që ishte në vitin 2019 para pandemisë.
Nga viti 2019 në vitin 2021 jetëgjatësia e shqiptarëve është shkurtuar me 2.5 vite një nga shifrat më të larta në Europë.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




