Dhuna në familje, plagë e shoqërisë, 16 raste gjatë muajit qershor në Elbasan

Sociale | 4 vite më parë

Më shumë se gjysma e vajzave dhe grave të moshës 15-74 vjeç kanë përjetuar një nga llojet e dhunes siç është ajo nga partneri, dhunë në lidhje dashurie, ngacmimi seksual ose përndjekje.

Sakaq, dhuna në familje me bazë gjinore nuk njeh hapa pas as në Elbasan, teksa gjatë muajit qershor në Drejtorinë Vendore të këtij qyteti janë regjistruar 16 raste nga 17 autorë të ndryshëm. Kryesisht bëhet fjalë për dhunën nga bashkëshortët apo familjarët.

Kreu i dhomës se avokatisë Elbasan, Demir Çiftja, konfirmon rritjen e këtyre rasteve, teksa sipas tij, kryesisht përgjegjës janë faktorët ekonomikë dhe problematikat që shoqërojnë urdhërat e mbrojtjes.

Sipas avokatit, ashpërsimi i legjislacionit për dhunuesit nuk do te ulte rastet e kësaj natyre, por kërkon angazhimin më intensiv të qendrave sociale dhe policisë.

Nëse do t’i referohemi shifrave zyrtare, mësohet se në policinë e Elbasanit gjatë vitit 2021 janë regjistruar 112 raste te dhunës në familje me 118 persona të dëmtuar.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme