Barometri për masat e pandemisë, KSHH: Kufizimet u vendosën pa konsultime dhe cënuan parimin e propocionalitetit

Sociale | 4 vite më parë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi rezultatet e Barometrit Kombëtar sa i përket ndikimit të kufizimeve gjatë pandemisë te liritë dhe të drejtat e njeriut.

Drejtoresha ekzekutive e KSHH Erida Skëndaj tha se kufizimet e vendosura gjatë pandemisë nëpërmjet akteve normative u bënë pa konsultim dhe cënuan parimin e proporcionalitetit.

“Synimi i Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit mund të arrihej me masa më pak represive, të përshkallëzuara dhe të planifikuara më herët. Interesi që u mbrojt ishte jeta dhe shëndeti i çdo qytetari. Por kur vihet në diskutim parimi i proporcionalitetit, diskutohet a mund të arrihej ky qëllim me masa më pak represive?”, tha ajo.

Barometri, i cili është zhvilluar me një kampion prej 800 personash, ka matur edhe perceptimin e qytetarëve sa u përket kufizimeve. Ata janë shfaqur të ndarë për mbylljen  e shkollave dhe transportit publik.

Ndërkohë thuajse të gjithë personat mbi 60 vjeç e kanë cilësuar të pamundur përballimin e mjekimeve. 61% e të anketuarve kanë thënë se kufizimet kanë ndikuar në liritë e tyre ekonomike dhe sociale. 

Barometri nënvizon se janë mbajtur standarde të dyfishta sa i takon tubimeve, si dhe janë aplikuar në mënyrë selektive masat administrative.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme