Moti i keq përfshin vendin, shiu dhe stuhitë e erës largojnë pushuesit nga bregdeti

Sociale | 4 vite më parë

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, ku në zonat bregdetare ka pasur reshje shiu dhe stuhi të forta ere që kanë larguar pushuesit nga bregdeti. Era e fortë ka marrë me vete shezlongë dhe çadrat e plazhit.

Një situatë e tillë ka ndodhur nga plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, te plazhi i Divjakës dhe Darëzezës në Fier e deri në Ksamil.

Reshjet e shiut ku më të shumta kanë qenë në zonat malorë ka pasur edhe në Tiranë, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, por pa shkaktuar problematika.

Reshjet e shiut kanë sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave përvëluese të pak ditëve më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme