Spitalet ditore, çfarë do të ofrojnë? Koja: Do të ulin ditëqëndrimin dhe rrisin cilësinë

Sociale | 4 vite më parë

Ligji i ri për shërbimet spitalore për herë të parë do të fusë edhe konceptin spital ditor. Përveç spitaleve bashkiake, rajonale dhe terciare, me ligjin e ri do te kemi edhe spitale ditore të cilat do të ofrojnë deri edhe shërbime kirurgjikale ditore. Gjergj Koja, ekspert dhe ish ministër I shëndetësisë thotë kjo do të ndikojë shumë në rritjen e performancës së shërbimeve dhe do të ndikojë në uljen e  ditëqendrimit

Për Kojën autonomia spitalore që ofron ky ligj, nuk ka ekzistuar me ligjin aktual i cili tashmë nuk i përputhet dot as nevojave të kohës që kanë spitalet për nga vjetërsia

Falë autonomisë financiare spitalet do t’i japin hapësirë mjekëve për vizita private pas orarit zyrtar dhe kjo madje  do të shtrihet sipas hapësirave që ofron ligji deri edhe tek mjekët jashtë sistemit spitalor, që aktualisht punojnë edhe në sistemin  ambulator privat

Ristë e ligjit, siç janë spitalet ditore dhe ofrimi i konsultave ambulatore edhe nga mjekë jashtë sistemit publik spitalor sipas Kojës do të ndikojnë në rritjen e  cilësisë e shërbime dhe do të shfryjnë sistemin nga ngarkesat e tepërta.

/rtsh/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme