Një rrugë në Tiranë merr emrin e Fatos Baxhaku, Veliaj: Nderojmë gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare

Sociale | 4 vite më parë

Një rrugë në kryeqytet do të marrë emrin e Fatos Baxhakut, publicistit dhe gazetarit të njohur, i cili u nda papritur nga jeta në moshën 55-vjeçare. Veliaj tha se me nderimin që i bëhet emrit të Fatos Baxhakut, nderohet e gjithë gjenerata e më të mirëve të gazetarisë shqiptare.

“Kemi një propozim nga shoqata “Art impuls”, për të emërtuar një rrugë me emrin e Fatos Baxhaku,  gazetar dhe publicist, një personalitet i rrallë. Kur flas për Andrea Stefanin, emrin e të cilit ia kemi vënë shkollës që po ndërtojmë te “Shqiponja”, dhe sot për Fatos Baxhakun, më kujtohet gjenerata e gazetarëve që nuk vinin gjoba, që nuk punonin me dy bordero  një në televizion dhe një tek partiçkat private të Tiranës gazetarë që nuk hapnin portale për të kërkuar lekë në këmbim të heqjes së lajmeve të rreme, gazetarë që nuk merreshin me ‘jeta është gallatë’, lapsi dhe stilolapsi, as nuk shpifnin, as shkruanin “fake news”. Një gjeneratë që duket si specie në zhdukje. Ndonjëherë, mirë thonë, Zoti merr më të mirët. Kur nderojmë Fatos Baxhakun, nderojmë plejadën, gjeneratën e më të mirëve të gazetarisë shqiptare dhe jo gjobaxhinjtë”, tha Veliaj.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme