Fier/ Një në dy raste pozitive me COVID, shtohen infektimet, rritet kërkesa për vaksinim

Sociale | 4 vite më parë

Një në dy raste del i infektuar me COVID. Pozitiviteti i lartë i rasteve me COVID ka prekur edhe qytetin e Fierit, ku prej gati dy javësh nuk ka të ndalur shpeshtësia e hasjes së infektimeve të reja.

Sipas Arber Arapit , Drejtues i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier, rreth 50% e testeve ditore dalin pozitiv me COVID

Në 24 orët e fundit, Fieri numëron gati 232 raste pozitive aktive me COVID . Shtimi i infektimeve nga COVID  ka rikthyer frikën e për pasoje ka rritur kërkesën ndaj vaksinimeve anti-COVID.

Ndryshe nga një muaj më pare kur ra ndjeshëm interesimi për marrjen e vaksinës anti-COVID , në ditën e sotme numri i personave në marrjen e vaksinës  shkon nga 160 deri në 230.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme