Standarte bashkëkohore në stomatologji, fokus i veçantë teknikat e avancuar botërore në Kirurgjinë Oro-Maksilo-Faciale

Sociale | 4 vite më parë

Shërbimi mjekësor dentar në Shqipëri po hedh hapa drejt standardeve më të mira falë përafrimit të kurrikulave dhe aktiviteteve intensive që zhvillon Fakulteti i Stomatologjisë në kuadër të ndërkombëtarizimit me institucionet homologe në botë.

Për herë të parë,u mbajtën punimet e Kongresi V Ballkanik i Kirurgjise Oro Maksilo Faciale (OMF) dhe Kongresi XV i Departamentit te Kirurgjise OMF, ku morën pjesë mbi 30 eminenca të kirurgjisë Kranio maksilo faciale dhe Oro maksilo faciale, profesore, akademike e figura te shquara, jo vetëm nga Ballkani, por dhe nga vende të tjera të Europës.

Profesorët pjesëmarrës vlerësuan organizimin për herë të parë të këtij aktiviteti në Tiranë, duke e cilësuar atë si një hap pozitiv që hedh mjekësia dentare shqiptare për tu unifikuar me homologët e institucioneve të huaja kudo në botë.  Kongresi mblodhi në Tiranë studentët e FMD, personalitete nga Universiteti i Mjekësisë në Tiranë, Urdhri Stomatologut dhe institucione të tjera bashkëpunëtore që nderuan eventin.

Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të gojës, nofullave dhe fytyrës.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme