Saranda si ‘kryeqyteti i turizmit”, Tur-operatorët: Rruga Kardhiq – Delvinë do të shtojë turistët

Sociale | 4 vite më parë

Saranda po përjeton rikthimin e bumit turistik të para pandemisë. Operatorët turistik thonë se është një nga destinacionet kryesore të tureve disaditore që bëjnë turistët nga Europa Perëndimore në Shqipëri.

Vitet e fundit Saranda është kthyer në destinacionin kryesor për plazh nga turistët e Maqedonisë, Malit të zi dhe Kosovës. Së fundmi, hapja e rrugës së re Kardhiq – Delvin pritet të shtojë më tepër numrin e tyre këtë verë.

Në 2019, Saranda u vizitua nga më shumë se 800 mijë vizitorë nga e gjithë bota ndërkohë që këtë vit pritshmëritë e tur-operatorëvë janë më të larta.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme