COVID, shtohen rastet tek mjekët e familjes, mjekja: Të rinjtë e pavaksinuar përcjellin virusin në familje

Prej disa javësh qendrat shëndetësore po përballen me raste të shtuara të infektimeve me COVID. Mjekja Bruna Shiroka në qendrën shëndetësore nr.3, thotë se ndryshe nga qetësia e një viti më parë në këtë periudhë, qershori po rezulton me infektime të reja, sidomos tek të rinjtë e pavaknisuar, por edhe në subjekte të vaksinuara.
Mjekja tërhoqi vëmendjen se shumë raste janë edhe riinfektime për herë të dytë apo të tretë me COVID.
Klinika e simptomave nuk është vetëm e thjeshtë, por edhe e ashpër në shumë raste thotë mjekja dhe kjo e kushtëzuar nga sëmundshmëritë kronike të pacientëve të prekur.
Numrin më të lartë të të infektuarve me COVID e mban Tirana, 530 persona. Mjekët i bëjnë apel të rinjve të pavaksinuar të marrin dozat bazike kundër COVID-19 dhe të mos bëhen shkak për transmetimin e sëmundshmërisë së rëndë tek familjarët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




