Pelegrinazhi i teqesë së Bubsit, Kryegjyshi bektashian Brahimaj apelon për regjistrimin në census

Sociale | 4 vite më parë

Pelegrinazhi i Bubësit është rikthyer në traditë 15 vjeçare. Përkujtimi i Baba Aliut, njërit prej përfaqësuesve më të ndritur të bektashizmit shqiptar dhe veçanërisht në zonën e Këlcyrës, ka mbledhur në Bubës pelegrinazhin e përvitshëm. Kjo tyrbe e rindërtuar me iniciativë të vëllezërve Zaimaj , banorë të fshatit, e ka shndërruar në traditë tashmë 15 vjeçare këtë festë. Sania, nëna e tyre tregon se si edhe në kohën e diktaturës e ruajti besimin.

Kësaj dite iu bashkua edhe kryegjyshi Botëror i Bektashizmit Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në fjalën përshëndetëse ai i bëri thirrje besimtarëve bektashianë që në regjistrimin e popullsisë këtë vit, të evidentojnë besimin e tyre si bektashinj.

Bubësi është një zonë  rurale në Bashkinë e Këlcyrës, mungesa e infrastrukturës e bën të vështirë frekuentimin e tij nga turistë, por edhe aktivitetin e bujqësisë. Vetë banorët me iniciativë të tyre kanë nisur mbledhjen e një fondi për të investuar në rregullimin e rrugës.

Krahas migrimeve të shumta në Bubës ka edhe të rinj që e kanë rikthyer vëmendjen në fshatin e  të parëve të tyre siç është rasti i Andit që sot ka investuar në bujqësi dhe agroturizëm, apo rasti i Ermalit që ka ringritur shtëpinë e vjetër.

Bubësi dhe fshatrat të cilët kufizohen me bashkitë e Përmetit, Skraparit dhe Poliçanit kanë një traditë të lidhur ngushtësisht me tyrbet dhe teqetë.

/rtsh./


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme