Qese të trasha edhe në tregje, konsumatorët të ndërgjegjshëm për dobinë në mjedis, por të pakënaqur me koston që u shtohet

Sociale | 4 vite më parë

Tregtarët e fruta-perimeve janë furnizuar sot me qese të trasha plastike, që ua ofrojnë konsumatorëve me pagesë. Ndonëse shprehen të ndërgjegjshëm për dobinë për mjedisin që ka nisma për mospërdorim të qeseve plastike, konsumatorët thonë se përdorimi i tyre mbetet domosdoshmëri dhe janë të pakënaqur që për çdo qese të trashë duhet të paguajnë të paktën 10 lekë në tregjet e fruta-perimeve dhe 20 lekë në markete.

Ndërsa shitësit thonë se mungon ndërgjegjësimi nga ana e konsumatorëve.

Aktivisti Lavdosh Ferruni, i njohur për angazhimin në mbrojtje të mjedisit e vlerëson nismën për heqjen nga përdorimi të qeseve të lehta plastike ndërsa thotë se ajo duhet të shoqërohet edhe me masa të tjera.

Ndryshimet ligjor në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, që hyn në fuqi me nisjen e muajit qershor përcaktojnë ndalimin e përdorimit, eksportimit dhe importimit të qeseve të lehta plastike, si edhe masa administrative për shkelësit që nga prodhuesit deri te konsumatorët. 

/rtsh/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme