Kanceri i gjirit, Eneda Toska: Bëni kontrolle, kapja në kohë ju shpëton jetën

Sociale | 4 vite më parë

Eneda Toska, asistent-profesore e onkologjisë në Universitetin Johns Hopkins, në një lidhje Skype me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka folur për kancerin e gjirit, ku ka deklaruar se nëse kapet në kohë është 99% i kurueshëm, por nëse shkon në metastazë është 29% i kurueshëm. Toska ka sqaruar se ka 3 lloje kancerash gjiri, siç janë estrogjeni që rritet me ngadalësi dhe është i kurueshëm; kanceri që varet nga H2, që po ashtu është i kurueshëm; dhe kanceri që është negativ nga estrogjeni dhe H2 dhe që rezulton të jetë më agresivi. Toska u bën thirrje vajzave dhe grave që të bëjnë kontrolle të herëpashershme të gjirit për të kapur në kohë problemin dhe për të shpëtuar jetën.

“Kanceri i gjoksit nëse kapet në kohë është 99% i kurueshëm, Nëse ndodhet që qelizat të shkojnë në ende të tjera të trupit, në metastazë është 29 % i kurueshëm. Studiojmë anën shkencore, molekulale, genetike, pse disa tumore shmkojnë në metastazë.  Disa prej tyre ulen në volum nga terapia por me disa vite ata bëhen rezistencë. Dhe goli përfundimtar i joni është zbulimi i kurave të reja, të kurojmë pacientët me kancerin e gjirit. Kanceri i gjirit është i ndarë në 3 loje të ndryshme, estrogjeni që rritet shumë avash dhe janë të kurueshëm nëse kapet në lokale. Por nëse kapet në metastazë bëhet më e vështirë kura. I dyti është kanceri i gjirit që varet nga H2. Ka shumë kura kundra H2, është kancer i kurueshëm. I treti është negativ nga estrogjeni dhe  H2. Dhe ky është më agresiv që kap femrat poshtë moshës 40 vjeç. Është një nga tumoret që ne studiojmë në detaje”, tha Toska e cila thekson se kapja e hershme e kancerit të gjirit është shpëtim jete.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme