Sezoni veror, Gjirokastra me bujtina të reja, agroturizmi në zonat rurale

Tashmë që sezoni veror ka nisur edhe bizneset e agroturizmit po përgatititen duke shpresuar në një numër të lartë vizitorësh.
Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër përgjatë viteve të fundit ka bërë që edhe në zonat rurale të aktivizohen në hapjen e bujtinave pritëse, apo bareve e restoranteve tradicionale.
Marsel Sula i cili prej disa vitesh mirëpret vizitorë në fermën e tij të ndërthurur me një ambjent turistik thotë se Gjirokastra është vendi ideal për të pushuar.
Por në këtë sektor ka ende për të përmirësuar përsa i përket problematikave të ndjeshme gjatë këtij sezoni lidhur me infrastrukturën.
Çdo vit e më shumë duke ju referuar edhe statistikave të zyrave turistike, pronarët e bujtinave përpiqen çdo vit e më shumë të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve ndërsa shpresojnë për një sezon të mbarë turistik.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




